E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teliti, thirrje njësive vendore: Dorëzoni listat

52 njësi vendore shkelin afatin për dorëzimin e listave paraprake të zgjedhësve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile. Kjo drejtori kishte si afat të fundit datën 27 shkurt për të reflektuar të gjitha ndryshimet në listat paraprake. 

TIRANE- 52 njësi vendore kanë shkelur afatin për dorëzimin e listave paraprake të zgjedhësve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile. Dorëzimi do të bëhej për hedhjen e tyre në sistem, për të bërë të mundur printimin nga njësitë vendore të listave paraprake.
Ndërsa kjo drejtori kishte si afat datë të fundit 27 shkurtin për të reflektuar të gjitha ndryshimet e qendrave të votimit në regjistrin kombëtar të gjendjes civile, kjo ka qenë e pamundur për shkak të mos zotërimit të listave për çdo njësi vendore
“52 njësi vendore nuk kanë dorëzuar akoma CD me listat në DPGJC duke u bërë kështu pengesë për realizimin e detyrimeve ligjore që ne kemi dhe duke penguar procesin e përgatitjes së listave paraprake” u shpreh drejtori i përgjithshëm i gjendjes civile, Armand Teliti, në një konferencë për shtyp.
Teliti, i ka bërë thirrje të gjithë të zgjedhurve vendorë që nuk kanë sjellë listat t’i sjellin ato sa më shpejt për të bërë të mundur vazhdimin normal të punës dhe realizimin e afateve të vendosura nga Kodi Zgjedhor. (a.r/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›