E Martë, 3 Nëntor 2026

Operacioni “Tempulli”/ Shisnin drogë përreth shkollave, arrestohen 2 persona në Burrel

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Burrel, të akuzuar për shpërndarje droge. Në një njoftim për mediat, Policia e Shtetit bën me dije se në pranga kanë rënë personi me inicialet  Xh.C., 24 vjeç dhe E.K., 31 vjeç, i dënuar më parë për falsifikim monedhash, të cilët u arrestuan në vijim të operacionit “tempulli”.

Dy të rinjtë u kapën në dy vende të ndryshme të qytetit të Burrelit, ku 24-vjeçarit, iu gjet e fshehur në mjetin e tij një sasi lënde narkotike e ndarë në qese, ndërsa 31-vjeçarit, iu gjet e fshehur brenda një ndërtese të vjetër një sasi tjetër lënde narkotike,  të cilën e kishte  ambalazhuar në dy kavanoza qelqi.

Këta shtetas e kishin ndarë lëndën narkotike, me qëllim shitjen e saj, në afërsi të shkollave.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për  identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër,  për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›