E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Operacioni “Transnacional”, arrestohet 24-vjeçari ukrainas për trafikim të qenieve njerëzore

TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ Një 24-vjeçar, banues në qytetin Sumskaja, Ukrainë u arrestua nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë.

Sipas njoftimit për shtyp të Policisë së Shtetit, O.K, 24 vjeç në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë, të arrestuar më herët në kuadër të operacionit “Transnacional” ka trafikuar shtetas nga vende të ndryshme të Evropës, kryesisht shtetas nga Ukraina, drejt Shqipërisë, me qëllim shfrytëzimin e tyre për punë të kundërligjshme.

Strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, kanë finalizuar me sukses një tjetër fazë të operacionit policor “Transnacional”, i cili ka për qëllim goditjen e një rrjeti që trafikojnë qenie njerëzore dhe i shfrytëzojnë ato për veprimtari të paligjshme, ka vijuar me kapjen dhe ndalimin e një tjetër shtetasi të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›