KIEV – Sulm i dyshuar me dron ukrainas në kryeqytetin çeçen

KIEV, 15 dhjetor /ATSH-DPA/ – Grozny, kryeqyteti i Republikës Çeçene të Rusisë, u sulmua nga dronët e dyshuar ukrainas në orët e para të së dielës, raportuan mediat lokale.
”Një kamp ushtarak dhe një bazë e përdorur nga njësia speciale e policisë OMON ishin objektivat e sulmit”, thanë kanalet opozitare NIYSO dhe ”Ostorozhno Novosti”.
Videoklipet që qarkullojnë në internet tregonin momentin e goditjes.
Nuk ka informacione për viktima apo dëme të mundshme.
Fillimisht nuk kishte asnjë koment zyrtar mbi sulmin, sulmi i tretë i dyshuar ukrainas që nga fillimi i muajit në rajonin e vendosur shumë në juglindje të Ukrainës.
Një numër ushtarësh u plagosën në një sulm të ngjashëm në një kazermë disa ditë më parë.
Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov tha në atë kohë se do të hakmerrej.
Kadyrov është një mbështetës i vendosur i presidentit rus Vladimir Putin dhe ka mbështetur fuqishëm pushtimin e Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022.
Çeçenia ka dërguar gjithashtu trupa për të ndihmuar forcat ruse./ a.jor.