E Martë, 3 Nëntor 2026

Operacioni i SPAK ku u goditën 7 grupe kriminale, GJKKO konfirmon masat “arrest në burg” për 9 të arrestuar

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka lënë fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për 9 personat e arrestuar gjatë megaoperacionit të SPAK, ku u goditën 7 grupe kriminale. Janë lënë në burg Naim Stafuka, Armando Ndreca, Robert Laçi, Viktor Imeraj, Satilno Basho, Deivis Bajramaj, Drianto Bardhi dhe Miri Bruli.

Operacioni i SPAK, ku u goditën disa prej grupeve më të rrezikshme kriminale në vend, u shtri në 6 qytete të vendit, ku u lëshuan 50 urdhërarreste, 14 prej të cilëve u ekzekutuan në Shqipëri dhe 6 jashtë vendit. 30 persona janë shpallur në kërkim.

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan në total 4.5 milion euro, ku përfshiheshin 3 mln Euro cash, sasi të konsiderueshme floriri dhe bizhuteri të shtrenjta, ora të markave të shtrenjta me një vlerë të përafërt prej 500.000 Euro, automjete luksoze, nga të cilat 5 të blinduara me vlerë mbi 500,000 Euro.

Gjatë hetimeve SPAK ka mundur të zbardhë një sërë ngjarjes kriminale, vrasje dhe atentate ku përfshihen emra të njohur të krimit. Hetimi ka nxjerrë në pah se, këto grupe kriminale ishin në gjendje të paguanin shuma të mëdha parash me qëllim realizimin e vrasjes të kundërshtarëve të tyre.  

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›