E Enjte, 5 Nëntor 2026

Operacioni ndërkombëtar i drogës, Soreca: Lufta kundër krimit të organizuar afron Shqipërinë me BE!

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ka reaguar në lidhje me megaoperacionin ndërkombëtar të drogës të koduar “Shpirti”.

“Një operacion tjetër i rëndësishëm kundër krimit të organizuar dhe  trafikimit ndërkombëtar të drogës në Shqipëri, Itali, Mal të Zi dhe Spanjë falë bashkëpunimit të madh midis DIA SPAK dhe Policisë së Shtetit me mbështetjen e Eurojust” shkruan zoti Soreka në rrjetet sociale. 

Sipas tij “Rezultatet 38 persona të arrestuar dhe pasuri me vlerë miliona euro të sekuestruara. Lufta kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave e afron më shumë Shqipërinë me BE”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›