E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Operacioni në Maliq, vritet një polic, plagoset një tjetër. Kush është autori

Aleks Marku i dënuar për vjedhje në Itali, gruaja me 2 urdhra mbrojtjeje

Foto ilistruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku gjatë një operacioni policor ka humbur jetën një efektiv i Policisë së Shtetit, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë ndërhyrjes së forcave të policisë për kapjen e një personi të shpallur në kërkim për kultivim, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, situata ka degjeneruar në përdorimin e armëve.

Burime paraprake bëjnë me dije se autori i dyshuar i ngjarjes është Violand Bracellari, i biri i Luanit, i lindur në vitin 1983. Mësohet se edhe vetë i dyshuari ka mbetur i plagosur gjatë përplasjes.

Pas ngjarjes, në zonë janë angazhuar forca të shumta policore, përfshirë strukturat speciale dhe grupet hetimore, të cilat po punojnë për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

Policia nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar mbi dinamikën e ngjarjes, ndërsa pritet që në vijim të ketë më shumë detaje lidhur me operacionin që përfundoi me humbjen e jetës së efektivit të policisë.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›