Operacioni në zemër, hera e parë që zëvendësohet aorta

Për herë të parë kardiologët shqiptarë arrijne të kryejnë një ndërhyrje kirurgjikale për të zëvëndësuar aortën ashendente dhe të harkut te aortes me nje proteze vaskolare dhe reimplantim të tre arterieve që furnizojne trurin me gjak tek kjo protezë vaskolare. Kardiologu Altin Veshti shpjegon procedurat e kesaj ndërhyrjeje.
Ai shprehet se Operacioni zgjati 10 orë dhe gjate punës që u bë në harkun e aortes pacienti pati një periudhe prej 47 minutash pa qarkullim gjaku ne tru, temperatura e pacientit u ul në 20 gradë gjate kësaj procedure për të mbrojtur trurin. Pacienti u zgjua pa probleme dhe ekokardiogramat e bëra pas operacionit tregojnë funksion normal te zemrës dhe të aortës.
Petrit Vasili shprehet se do të mbështesë edhe më tej shërbimin e kardologjisë.
Ndërkohë që dhe vetë pacienti, Agim Kodra, 64 vjec nga Durrësi konfirmon se tani është është në gjendje të mirë shendetësore.