EULEX: Në qershor zvogëlim të trupave

“Nuk do të ketë sukses të Kosovës për sa kohë nuk ka në kompeteca të saj në të gjitha strukturat vendore”. Kështu ka deklaruar zëvendës shefi i EULEX-it Andi Sparks në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, i cili theksoi se pas qershorit do të zvogëlohet numri i pjesëtarëve të EULEX-it, por do të vazhdojë mandati ekzekutiv, sepse kjo i ofron siguri popullit të Kosovës.
“Kjo është një çështje mjaft tematike sepse, pikërisht me 17 shkurt ishte dita kur vendet anëtare diskutuan në Bruksel një dokument ku rishikohet aktiviteti i misionit EULEKS, duke e parë misionin që ndoshta do të jetë më i vogël dhe më i fokusuar pas muajit qershor të këtij viti ku mandati aktual i dhënë nga vendet anëtare duhet të përsëritet. EULEKS-i nuk do të qëndrojë në Kosovë përgjithmonë. Por, nuk është e njëjta gjë sikurse me përmbylljen ndërkombëtare të pavarësisë. Përfaqësuesi i Zyrës Civile Ndërkombëtare ka kompetenca formale, prej të cilave ai do të heq dorë dhe do t`i përmbyll kah fundi i vitit. Misioni i EULEKS, ka për synim rendin dhe ligjin dhe drejtësia është e pavarur dhe unë pres që EULEKS-i do të vazhdojë punën ndoshta me një numër më të vogël, ndoshta jo me kaq shumë njerëz që bëjnë monitorime dhe këshillime qoftë në polici, apo doganë. Por, mendoj se do të vazhdojmë me mandatin tonë ekzekutiv pak më gjatë, sepse kjo i ofron siguri popullit kosovar sa i përket përmbushjes së drejtësisë në të gjitha nivelet.”, ka thënë Sparkes.