Operacioni policor “Revanshi”, arrestohet 50-vjeçari i shpallur në kërkim

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Policia e Shtetit njofton se operacioni policor “Revansh”, vijon nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH me mbështetjen e Forcave Speciale Renea.
Sipas njoftimit të policisë, operacioni u zhvillua në masa të larta sigurise, bazuar në inteligjencën policore për vendodhjen e një të shumëkërkuari me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Policia bën të ditur se, kapi dhe u vuri në pranga shtetasi A.A, 50 vjeç, banues në Shijak, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”.
Në momentin e ndërhyrjes së forcave policore, 50-vjeçarit iu gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Sipas njoftimit të policisë, në vijim të veprimeve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale në Departamentin e Policisë Krimianale, bënë të mundur ekzekutimin e vendimit të Gjykatës, e cila ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”.
/r.e/