Balla: Arratia nga përballja me drejtësinë po merr përgjigjen e duhur çdo ditë

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka përgëzuar Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, Forcën e Posaçme Operacionale dhe RENEA për gjetjen dhe ndalimin e një shtetasi të kërkuar nga drejtësia në Shijak.
Në një postim në rrjetet sociale, Balla u shpreh se “arratia nga përballja me drejtësinë po merr përgjigjen e duhur çdo ditë”.
“Mbështetja për Policinë e Shtetit dhe rritja e bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit po konsolidon revanshin e sundimit të ligjit kundër krimit të organizuar”, deklaroi ministri.
/r.e/