Operatorët e turizmit detar – Asnjë subjekt nuk mund të ofrojë shërbime pa u certifikuar

Operatoret turistike detare të cilët ushtrojnë aktivitete lundrimi për qëllime turistike dhe argëtimi, që nga skafet, motorrat e ujit, jetski dhe çdo lloj veprimtarie të ngjashme duhet t’i certifikojnë shërbimet e tyre.
110 operatorë dhe rreth 3000 mjete lundrimi e kanë kryer këtë proces dhe janë gati për sezonin që po afron.
Ndërkohë specialistët e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit janë në terren për të këshilluar dhe informuar mbi domosdoshmërinë e certifikimit të gjithë subjektet e interesuara.
Certifikimi i subjekteve bëhet pranë Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit dhe do të shërbejë për ankorimin e mjeteve.
Me zgjerimin dhe diversifikimin e ofertës turistike, vitet e fundit ka pasur një interes të shtuar për aktivitete ujore turistike duke bërë që Këshilli Kombëtar i Territorit, të zgjerojë hartën për ushtrimin e aktiviteteve me zona të reja gjeografike si liqeni i Komanit dhe lumi i Shalës.
Gazetar: Omer Saraçi
/rtsh.al/