Opereta “Karnavalet” sjell festë për tre net në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit

Atmosfera festive e operetës “Karnavalet” vjen në skenën të TKOBAP-së, në një prodhim dinjitoz që sjell magjinë e kësaj shfaqjeje fort të dashur për publikun.
Me një skenografi mahnitëse, që rikrijon kalldrëmet karakteristike të qytetit, dhe një kostumografi autentike që të kthen pas në vitet ’30, kjo shfaqje premton të jetë një udhëtim në kohë plot të qeshura, ngjyra dhe emocione.
Nën regjinë e Inva Mulës, me dy kaste të mrekullueshme artistësh, të shoqëruar nga Orkestra Simfonike dhe Kori i TKOBAP-së, dirigjuar nga Elda Laro dhe Dritan Lumshi, “Karnavalet e Korçës” do të sjellin në skenë një festë të vërtetë muzikore dhe vizuale, ku tradita dhe arti bashkohen në një spektakël të paharrueshëm!
“Karnavalet” vjen në datat 24, 25 dhe 26 mars ora 19:00.
/rtsh.al/