Ftesa e Ramës për Dash Sulën/ Berisha: Vendi i tij është PD

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar lëvizjet e deputetit të kësaj force politike Dashnor Sula i cili tentoi të përfshihej në listat e kandidatëve për deputetë të nismës ‘Shqipëria bëhet’ por që më pas u la jashtë.
Berisha i është referuar edhe ftesës që i bëri sot kryeministri Rama deputetit demokratik. Sipas Berishës, Sula e ka vendin në PD, edhe pse ka bërë lëvizje të gabuara.
“Së pari, Dashnor Sula është një eksponent i PD-së me investime reale në këtë parti dhe vendi i tij është në PD.
Eksplorimi, se njeri të pagabueshëm nuk ka, ideja e tij për të gjetur strehë tek Llapaj, e mori përgjigjen sot nga Rama.
Rama i thotë atij, sa shkon tek Llapaj, hajde tek unë se është njëlloj, po unë të paktën jam unë padroni.
Pra, në këto deklarata shihet se sa e gabuar ka qenë përzgjedhja që bëri Dashi me Llapajn.
Sepse ata janë njëlloj. Ata janë paterica të Edi Ramës”, u shpreh Berisha.
/rtsh.al/