Operohet Martinez, dy javë jashtë fushave

Bajerni vazhdon të ketë probleme me dëmtimet. Teksa u bë e ditur se Havi Martinez do të mungonte 3 ditë, dëmtimi i spanjollit ka qenë mjaft serioz. Si pasojë, ai duhet të operohet në ijë në pjesën e poshtme të legenit.
Sipas gazetës spanjolle “Marca”, mesfushori i Bajernit do operohet të martën (sot). Martinez pritet të rikthehet pas dy javësh në prag të ndeshjeve të para të Champions-it.
Trajneri Guardiola është alarmuar, pasi veç tij ka të dëmtuar Thiagon, Gotzen, Schweinsteiger dhe Robbenin./indeksonline/