Zgjedhjet në Cërrik, voton kandidati i pavarur nga shoqëria civile, Amarildo Hoxha: Kushdo të fitojë, uroj që të shërbejë për qytetin

Ka ushtruar të drejtën e votës Amarildo Hoxha, kandidati i pavarur që përfaqëson shoqërinë civile në garën për Bashkinë e Cërrikut.
Hoxha u bëri thirrje qytetarëve të dalin masivisht për të votuar, duke theksuar se pavarësisht rezultatit, shpreson që fituesi të shërbejë për të mirën e Cërrikut.
“Ftoj të gjithë qytetarët të votojnë masivisht. Kushdo të fitojë, uroj që të shërbejë për Cërrikun,” tha Hoxha.
Procesi i votimit në Cërrik ka vijuar i qetë deri në mesditë, pa raportime për incidente apo parregullsi në qendrat e votimit.
/rtsh.al/