E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opinioni per Shqiperine perplasje Daul-Fyle

Drejtuesi i grupimit te djathte europarlamentar Joseph Daul ka akuzuar Komisionin Evropian se ka pasaktesi mbi pergatitjen e ketij opinioni dhe nuk vlereson situaten reale ne Shqiperi.

Kur shoh qe ne disa vende si Shqiperia opozita refuzon te beje punen e saj e te ulet ne Kuvend duke bllokuar keshtu gjithe legjislacionin e nevojshem qe duhet pershtatur me praktikat evropiane them STOP nuk mund te vazhdoje me keshtu. Une kam qene atje kam biseduar me grupe te ndryshme edhe me socialistet. Kemi tentuar edhe me Martin Shulz qe te ndryshojme gjendjen por meqe nuk zhgenjehem kurre ju bej thirrje te gjitha forcave politike qe te marrin persiper pergjegjesite e tyre sepse e ardhmja e vendit te tyre eshte ne loje. Sinqerisht dua te shtoj se mungon paksa respekti ndaj shtetit ligjor dhe demokracise ne menyre te tille qe te funksionoje. Duhet qe demokracia te funksionoje.

Asnjehere nuk e kam kuptuar sesi mund te bojkotohet parlamenti. Opozita eshte opozite e kjo eshte demokracia. Ju bej thirrje gjithe partive politike qe te deshmoje pergjegjesi. Personalisht sic e dini jam i sinqerte gjithmone kur pashe raportin e fundit te Komisionit mund tju them se ata qe e kane shkruar raportin nuk kane udhetuar shume e nuk kane diskutuar shume me forcat politike ne vend vecanerisht ne Shqiperi. E them kete ashtu sic e ndjej dhe jo pse kryeministri eshte ketu eshte shprehur Daul.

Nderkohe Komisioni Evropian nga ana tjeter kembengul se ajo cfare shkruhet ne opinion eshte i sakte. Komisioneri per Zgjerimin Stefan Fyle ka theksuar se Shqiperia ka marre ate qe meritonte. Ne duam deshmi efikase nese duam te jemi te besueshem. Ne kete pike nuk e kam problem qe te vijoj tua perseris kete. Liria e shtypit dhe medias eshte shqetesim ne shume vende. Opinioni mbi Shqiperine e Malin e Zi eshte bazuar ne perparimin qe secili prej tyre ka bere duke mbetur realist per ato cfare mbeten per tu bere. Ne kete kuader te sjelljes sone qe bazohet ne besueshmeri ne u percaktuam disa prioritete te qarta secilit vend qe tregojne se cfare duhet bere e ne do te shohim sesi eshte perparuar per keto prioritete ne paketen e zgjerimit 2011 tha Fyle.

2010-11-17 1106

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›