E Diel, 1 Nëntor 2026

PE Severin Integrimi varet nga tejkalimi i mosmarreveshjeve

Ai shtoi se pavaresisht deshires se evropianeve per te pershpejtuar procesin e integrimit te Shqiperise ne BE kjo nuk mund te arrihet pa tejkaluar mosmarreveshjet e brendshme.

Eshte absolutisht e qarte se me gjithe deshiren tone per ta pershpejtuar procesin e integrimit te Shqiperise ne BE por me gjithe kerkesat e miqve tane socialiste ne Shqiperi te cilet na kerkuan te pershpejtojme kete proces ne nuk mundemi qe thjesht ta fillojme kete proces perpara se te jene tejkaluar mosmarreveshjet e brendshme politike perpara se te jene zbatuar plotesisht kriteret politike te Kopenhagenit cka do te thote qe qeveria dhe opozita te punojne se bashku te njohin rolet e tyre respektive ne nje demokraci. Ne nje demokraci qeveria nuk eshte gjithcka. Ne nje demokraci opozita eshte nje institucion publik eshte nje institucion i nevojshem dhe duhet respektuar. Njekohesisht ajo duhet perfshire ne procesin politik ka theksuar ai.

Severin thote se propozimet e fundit te bera nga socialistet shqiptare jane te mirepritura nga socialistet evropian. Une mendoj se ne kete moment topi eshte ne fushen e qeverise dhe per kete arsye e gjithe pergjegjesia per hapat e metejshme bie mbi qeverine shqiptare. Pra shpresoj se pergjigja do te jete pozitive dhe se nisur nga kjo pergjigje ne mund te punojme per te arritur nje stabilitet te mirefillte politik ne vend dhe jo thjesht nje stabilitet ne dukje dhe me kete stabilitet ne mund te vazhdojme me tej me negociatat dhe mbeshtetjen e perbashket per te permbushur hapat dhe per te arritur standardet per futjen e vendit ne BE vijoi ai.

2010-11-17 1344

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›