E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita Maxhoranca nuk deshiron te zgjidhe krizen

Ne emer te Opozites se Bashkuar Nard Ndoka nga PDK-ja u shpreh se Shqiperia meriton nje qeverisje me te mire meriton drejtesi dhe transparence.

Mbajtja pezull e procesit te hetimit te zgjedhjeve prej me shume se nje viti kur vendi eshte zhytur ne nje krize te thelle politike tregon me se miri se pushteti nuk eshte i interesuar per zgjidhje kushtetuese e ligjore nuk kerkon zgjidhje te krizes politike por qendrim ne pushtet permes konfliktit dhe makinacioneve te pamoralshme te pushtetit tha ai ne nje deklarate te shperndare nga Partia Socialiste.

Ai akuzoi maxhorances qeverisese se eshte e paafte te zgjidhe krizen e krijuar. Ne gjithashtu po shohim me shqetesim te thelle ngujimin e maxhorances ne Kullen e Pushtetit te Sali Berishes paaftesine e saj per te reflektuar jo vetem ndaj kerkesave legjitime te opozites por edhe ndaj rezolutave dhe deklaratave te partnereve tane qe kerkojne zgjidhjen e krizes politike dhe kthimin e normalitetit ne vend. Apeli yne eshte zgjidhje zgjidhje pranim te ofertes se opozites perndryshe ne jemi te gatshem ashtu sic rrezuam komunistet e vjeter me 1990 te mbushim sheshet per te rrezuar byroistet e rinj te vitit 2010 vijoi. /S.Lleshi/Start/

2010-11-19 1352

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›