Plehrat pa dogane

Top Channel ka mesuar se Keshilli i Ministrave ka hartuar nje draft i cili heq tarifat doganore per importin e nje numri te madh mbeturinash. Projektligji per disa ndryshime ne ligjin nr 9981 per miratimin e nivele doganore mban daten 10 nentor 2010 dhe pritet qe shume shpejt te dergohet ne kuvend per miratim.
Drafti lejon importin pa tarife doganore te nje sere tipeve te mbetjeve. Me konkretisht tarifat e mbeturinave urbane nga dy behet zero. Ajo e llumrave te ujerave te zeza po keshtu behet zero.
Dogana hiqet edhe per mbeturinat klinike si dhe dhe ato te halogjenizuara. Ulja me e forte e tarifave behet per ato mbetje te cilat projektligji dhe kodi doganor i kategorizojne si te tjera. Dogana e ketyre llojeve te mbeturinave nga 10 per qind qe eshte aktualisht do te behet zero me projektligjin e ri.
Qeveria e argumenton heqjen e doganave te plehrave si nje detyrim qe i rrjedh nga marreveshjet qe ka me organizaten boterore te tregtise. Por keto nisma jane kundershtuar ashper nga zerat e ambientalisteve dhe madje edhe nga opozita te cilet thone se Shqiperi eshte nje vend i tejmbushur me mbetje.
Madje sipas tyre keto nisma do krijojne hapsira per per perfshirjen e qarqeve mafioze pasi industria e plehrave eshte nje nga me te preferuarat per to.