E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita: Plani i ri urbanistik i Bashës është një njollë e madhe ndërtimi

planiNjë ditë para miratimit në këshillin bashkiak të Tiranës të planit të ri urbanistik si dhe buxhetit të vitit 2013, opozita ka deklaruar votën kundër.

Sipas anëtarëve të majtë, plani i ri urbanistik është një njollë e madhe ndërtimi që zhduk gjelbërimin, raporton Vizion Plus.

Ndërsa sa i takon buxhetit, këshilltarët e majtë në këshillin bashkiak kanë denoncuar faktin se ende nuk i është vënë në dispozicion realizimi i buxhetit aktual, ndaj draftin e 2013-ës ata e konsiderojnë një mashtrim të madh pasi rriten ndjeshëm shpenzimet e personelit.

Përfaqësuesit e opozitës denoncuan faktin se kanë dy muaj që kërkojnë te dhëna për buxhetin, por ata hasin në heshtjen e bashkise.

Ndërsa plan i ri urbanistik i është shpërndare anëtarëve vetëm dy ditë para se ai të miratohet në këshill, çka sipas tyre nënkupton se ky veprim është i qëllimshëm për të shmangur debatet dhe diskutimet mbi këtë plan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›