E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita: Qeverisja në vend, e përkeqësuar

Opozita reagoi një ditë pas publikimit të raportit të Freedom House, ku Shqipëria renditej në të njëjtin vend si një vit më parë, e ku përmendeshin zgjedhjet, korrupsioni, gjyqësori dhe media si kapituj problematikë.

Deputetja Vasilika Hysi tha se, ndonëse kryeministri Berisha nuk e pranon, raportet e pavarura ndërkombëtare tregojnë qartazi se situata e qeverisjes demokratike në Shqipëri është përkeqësuar si pasojë e krizës politike që pasoi zgjedhjet e 28 qershorit.

Raporti i Freedom House theksonte se politika synon të kontrollojë mediat dhe gjykatat, ndërkohë që për zgjedhjet vlerësonte se numërimi nuk ishte i mirë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›