Opozita Shqetesim per lirine e shprehjes ne Kosove
Partite opozitare ne vend Aleanca per Ardhmerine e Kosoves dhe Lidhja Demokratike e Dardanise adresuan sot kritika per Kryeministrin Hashim Thaci rreth lirise se shprehjes ne Kosove.
Zyrtare te AAK-se dhe LDD-se sipas RTK-se thane sot se Kryeministri Hashim Thaci nuk mund te flase per qeverisje te mire ne qofte se cenon shprehjen e lire te mediave.
Naser Rugova nga Lidhja Demokratike e Dardanise tha se presioni mbi fjalen e shkruar dhe mendimin e lire tregon se qeverisja ne Kosove ule imazhin e vendit.
Kosova ne indeksin nderkombetar te organizates Reporteret pa kufij nga vendi 77 ne vend se te shenoje perparim ka shenuar perkeqesim ne lirine e te shprehurit duke rene ne vendin 92.