E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident i rende rrugor ne Rome vriten kater rumune

Rome 22 tetor NOA - Nje aksident i rende rrugor ka ndodhur gjate mesnates ku bilanci fillestar flet per kater te vdekur. Drejtuesi i makines dhe pasagjeret jane te gjithe rumune nga mosha 19-22 vjec dhe te gjithe ishin ne bordin e nje Opel Astra.

Autovetura qe po udhetonte me nje shpejtesi te larte eshte rrotulluar ne momentin qe shoferi humbi kontrollin. Ne vendngjarje duhet thene se mberriten menjehere autoritetet.

Tre prej djemve u ndane menjehere nga jeta ndersa njeri prej tyre u transportua ne spital ku pas disa castesh gjeti vdekjen. Policia po vazhdon hetimet ne lidhje me kete ceshtje ku sipas nje ndertimi te pare te ngjarjes thuhet se shkaku kryesor i ketij aksidenti ishte shpejtesia e larte e autovetures.

r.b/NOA

topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/bota/94-bota/32794-aksident-i-rende-rrugor-ne-rome-vriten-kater-rumunetitleAksident i rende rrugor ne Rome vriten kater rumunetheme blue nickagjencianoa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›