Opozita: Thacit s'punon per njohjen e pavaresise
Opozita kosovare i hedh nje pjese te madhe te fajit qeverise, per numrin e vendeve qe kane njohur Kosoven. Ajo dhe opozita ne Prishtine ndajne vleresime te ndryshme ne lidhje me lobimin qe eshte bere per njohjen e pavaresise se Kosoves. Perderisa kryeministri dhe Qeveria e Kosoves konsiderojne se eshte bere nje pune e madhe ne njohjen e Kosoves si shtet, opozita konsideron se lobimi eshte keqperdorur dhe keqinterpretuar nga ana e qeverise. Madje, opozita ngarkon me nje pjese te fajit per nje njohje te ngadalshme pikerisht kryeministrit dhe Qeverise se Kosoves dhe disa deklaratave te bera. Por, kryeministri Hashim Thaci, ne anen tjeter, thote se institucionet dhe qeveria kane bere nje pune shume te madhe ne ceshtjen e njohjes se Kosoves, ku, sipas tij, po angazhohen dhe personalitete te rendesishme te politikes boterore. "Dua te potencoj se i gjithe arsenali diplomatik eshte ne levizje per njohjen e shtetit te pavarur, sovran e demokratik te Kosoves nga komuniteti i mbetur per te njohur Kosoven shtet dhe gjithe miqte, partneret, gjithe personalitetet e fuqishme boterore jane te aktivizuara ne mbeshtetje te ketij aktiviteti", thote Thaci. Nderkohe, Aleanca Kosova e Re, sipas zedhenesit Arber Geci, konsideron se qeveria ka mundur te beje shume me teper ne aspektin e njohjes. Sipas Gecit, vet ndertimi i Ministrise se Jashtme ishte nje prej treguesve se sa me jo seriozitet e ka marre qeveria ceshtjen e njohjes. "Ka mundur te behet shume me teper ne kete aspekt. Qeveria e Kosoves ka deshtuar ne disa elemente te rendesishme rreth procesit te njohjes dhe nderkombetarizimit te kesaj ceshtjeje rreth njohjes se pavaresise se Kosoves, duke filluar nga rendesia dhe serioziteti me te cilen eshte themeluar Ministria e Jashtme e deri te disa probleme tjera, rreth disa prononcimeve jo shume te duhura si te Kryeministrit, ashtu edhe qeveritareve tjere", tha Geci.