E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siera Leone njeh Republiken e Kosoves

Siera Leone, e ka njohur Republiken e Kosoves, duke e ngritur keshtu ne 43 numrin e shteteve qe pranojne realitetin e ri, perkatesisht sovranitetin e shtetit me te ri ne bote. Nderkohe qe ne Gjermani, shumica e deputeteve ne Bundestagun kane votuar per vazhdimin e mandatit te trupave gjermane ne kuader te KFOR-it ne Kosove. Te marten, qeveria e Kancelares Angela Merkel vendosi qe mandati i trupave te vazhdohet per nje vit. "Qeveria ne Prishtine deshiron vazhdimin e pranise se KFOR-it, dhe NATO-ja eshte e gatshme per kete", tha ministri i Jashtem, Frank Valter-Steinmeier, njofton Radio Evropa e Lire. Ai i perkujtoi deputetet se Kosoven deri tash e kane njohur 20 vende te Bashkimit Evropian, dhe shtoi se "Kosova dhe vendet tjera te rajonit kane perspektive evropiane". Qeveria e Kosoves po perdor te gjitha mjetet dhe hapesirat e saj per te vazhduar njohjen e pavaresise se shtetit te tyre si edhe integrimin ne strukturat euroatlantike, per kete ata kane mobilizuar nje force te madhe diplomatesh.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›