E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita bojkot Kuvendit, Braçe: PS duhet të jetë

TIRANE- Deputetet e Partise Socialiste nuk do te jene as sot ne seancen plenare te radhes ne Kuvendin e Shqiperise.

Bojkoti eshte njoftuar qe me pare, edhe permes kreut te PS-se, Edi Rama, sipas te cilit deputetet nuk do te jene per aq kohe sa Kolegji Zgjedhor te shprehet per fituesin e bashkise se Tiranes.

Mendohet se edhe sot kete bojkot pritet ta thyejne dy deputetet, Andis Harasani dhe Kastriot Islami, te cilet ishin te pranishem edhe senacen e meparshme te Kuvendit, qe erdhi fill pas mbylljes se zgjedhjeve.

Nderkohe, ndryshe nga mendimi i grupit kuvendor, deputeti Erion Brace ka deklaruar se PS-ja duhet te qendroje ne Kuvend e jo te ike. Deklarata eshte bere ne rrjetin social Facebook, ku Brace shkruan saktesisht:

“PS deklaroi pak mepare se nuk do te njohe privatizimin e shpallur nga Sali Berisha ne sektorin strategjik, vecmas te energjise. Po ben gabim! Nuk eshte privatizim, eshte shpronesim me dhune, pas vjedhjes se zgjedhjeve qe i behet cdo shqiptari! Deklarimi per shtyp nuk mjafton! PS duhet te kundershtoje ashper shpronesimin ne Kuvend, sheshe, rruge, kudo!”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›