E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita braktis mbledhjen e Komisionit të Ligjeve

Përkatësisht, emrat e tre anëtarëve të rinj janë Medi Bici, Sokol çomo dhe Vexhi Muçmataj. Para shqyrtimit të relacionit për tre dekretet, deputetët opozitarë kërkuan shtyrjen e tyre për ditën e hënë, por kjo u kundërshtua nga maxhoranca.

Nënkryetari socialist i komisionit Fatmir Xhafaj u shpreh, se komisionit i duhet dhënë legjitimiteti i duhur. Ndërsa deputeti tjetër i PS-së, Pandeli Majko e quajti fyes qëndrimin e shumicës ndaj tre kandidatëve për anëtarë të Gjykatës së Lartë.

Emrat e propozuar nga kreu i shtetit për postet vakante në institucionin më të lartë gjyqësor në vend gjatë kësaj jave u dëgjuan në seanca të veçanta në komisionin e ligjeve, ku deputetët i drejtuan pyetje lidhur me karrierën e tyre profesionale, integritetin e tyre në gjyqësor, etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›