Kandidaturat e GJL-së, PS: Procesi i montuar politikisht
"Grupi parlamentar i PS-së e konsideron këtë proces si të montuar politikisht, që jo vetëm nëpërkëmb thellësisht integritetin e kandidaturave të miratuara nga Presidenti i Republikës, por gjithashtu nëpërkëmb dhe integritetin e trupës së gjyqtarëve, duke imponuar konformitetin dhe bindjen politike ndaj partisë në pushtet, si kriterin kryesor për të përfituar pëlqimin e parlamentit për anëtar të Gjykatës së Lartë", tha në një deklaratë për mediat, nënkryetari i grupit të PS-së, Saimir Tahiri, pas mbledhjes së përjavshme të deputetëve socialistë.
Sipas tij, ky proces cenon pavarësinë e pushtetit gjyqësor, por njëkohësisht përbën goditjen e radhës ndaj institucioneve, që luajnë një rol thelbësor në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Gjatë kësaj jave, komisioni parlamentar i Ligjeve zhvilloi seanca të veçanta dëgjimore me tre kandidatët e propozuar nga komisioni parlamentar i Ligjeve për anëtarë të Gjykatës së Lartë, përkatësisht Mehdi Bici, Sokol çomo dhe Vexhi Muçmataj.
Ndërsa për këtë të fundit komisioni i Ligjeve ende nuk e ka gati relacionin që do i përcjellë Kuvendit, deputetët e maxhorancës kaluan për miratim në Kuvend kandidaturën e Medi Bicit dhe rrëzuan atë të Sokol çomos.