E Martë, 3 Nëntor 2026

Opozita diskuton rreth bashkimit

Federata e opozitës e mbledhur në Durrës, trajtoi  si domosdoshmëri bashkimin me të gjitha partitë e spektrit opozitar, të cilat ende nuk i janë bashkuar iniciativës. 

Kreu i PAA Agron Duka i cili është iniciator i Federatës, si edhe Fatmir Mediu i PR, kanë bindjen se bashkimi i çdo faktori opozitar është vendimtar për t‘u përballur me  qeverinë,  sikundër për të maksimalizuar votat e së djathtës.

Ndërsa Flamur Noka i Rithemelimit të PD në ftesën e tij ishte pak më kufizues, duke theksuar se ajo  është e vlefshme vetëm për ato parti që janë në opozitë me Qeverinë. Ai kujton sërisht aleatëve në tryezë, se ende nuk bie dakord me ftesën e tyre të kahershme drejtuar Lulzim Bashës, që të jetë aderues i federatës së opozitës. Noka tha se fokusi i opozitës duhet të jetë edhe tek Reforma Zgjedhore me qëllimin që të garatohet rrotacioni politik. 

Oerd Bylykbashi i cili është pjesë e grupit të dialogut tha se opozita do të  kërkojë  garantimin e standarteve zgjedhore sikundër rikthimin e  koalicioneve parazgjedhore.

Gazetare Anisa Kadesha

/ rtsh.al /

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›