E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita e Bashkuar Zogaj Levizja e dhjetorit vlere kombetare

TIRANE- Opozita e Bashkuar ka perkujtuar sot 20 vjetorin e levizjes se dhjetorit. Ne emer te opozites Prec Zogaj tha se sot opozita perulet perpara apiratave te studenteve te vitit 1990 ndersa e quajti levizjen vlere kombetare.

Sot mbushen njezet vjet nga dita e fillimit te Levizjes Studentore te dhjetorit 1990 qe solli vendosjen e pluralizmit politik fundin e sistemit komunist njepartiak hapjen e epokes se re te demokracise per Shqiperine dhe shqiptaret.

Opozita e Bashkuar dhe gjithe shqiptaret kujtojne sot me respekt dhe nderim te madh ate grup vajzash dhe djemsh qe u nisen neper terr per te ndryshuar historine e vendit te tyre dhe perkulemi para kujtimit te pavdekshem te liderit te Levizjes Studentore Azem Hajdari nenvizoi Zogaj.

Ai tha se Opozita e Bashkuar e mbron dhe do ta mbroje kete vlere dhe gjen rastin te zotohet dhe te premtoje sot nje demokraci funksionale qe mbeshtetet ne nje pluralizem te vertete si ai qe kerkuan studentet e dhjetorit 1990 qe mbeshtetet ne zgjedhjet e lira e te ndershme si themel i demokracise.

e.n/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›