E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane pranga ciftit mashtrues te bashkeshorteve

TIRANEuml- Dy punonjes te administrates bashkeshorte jane arrestuar paraditen e sotme nga policia e Tiranes per mitmarrje kundrejt nje shume te konsiderueshme parash.

Ne nje konference per shtyp zedhenesja e Policise se Tiranes Alma Katragjini beri te ditur se dy bashkeshortet Majlinda dhe Agim Pashollari me ane te mashtrimit i kane marre nje qytetari nga Bulqiza 45 mije euro me pretekstin e nderhyrjes tek zyrtare te Ministrise se Ekonomise per te dhene nje leje minerare ne Bulqize.
Policia tha gjithashtu se dy bashkeshortet duke shfrytezuar lidhjet shoqerore i kane marre me ane te mashtrimit shumen prej 300 mije lekesh nje banoreje ne qytetin e Elbasanit me qellim per te ndikuar tek funksionare te Drejtesise per te ulur masen e denimit te vellait te saj shtetasit Ilir Poci i denuar me 25 vjet burgim per vepren penale te vrasjes me dashje.

Gjithashtu 49 vjecarja Pashollari me profesion gazetare dhe e punesuar si kordinatore per median prane nje shoqate si dhe bashkeshorti i saj 56 vjecari Pashollari ndikonin per te nxjerre te drejta studimi ne disa nga Universitetet Shteterore te vendit duke u paraqitur si anetare te nje shoqate kundrejt perfitimeve te padrejta.

Gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e tyre policia sekuestroi ne cilesine e proves materiale 47 dokumenta shkollore te personave per aplikim per studime ne fakultete kryesisht ne emer te nje shoqate praktika per aplikim per leje minerare te personave te ndryshem ne qytetin e Bulqizes vertetime te ndryshme te plotesuara dhe te pa plotesuara certifikata me emra personash konkrete karta krediti dhe numra llogarie ne emer te personave te arrestuar si dhe dokumentacion bankar qe pasqyron transaksione financiare te personave te arrestuar.

Policia ne bashkepunim me Njesine Taks Force prane Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane po punon per dokumentimin e plote ligjor te veprimtarise kriminale te te arrestuarve dhe personave te tjere te implikuar.
Ndaj dy bashkeshorteve Pashollari u mor masa e menjehereshme e arrestit me burg per konsumim te veprave penale ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike si dhe pastrim i produkteve te vepres penale dhe mashtrim ne bashkepunim.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›