E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita e shqetësuar për largimet në Bashkinë e Tiranës

Me anë të një reagim, kreu i grupit të Këshilltarëve të Koalicionit "Aleanca për të Ardhmen" në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi, tha se Lulzim Basha dhe pasuesit e tij po pushtojnë qelizat e institucionit qendror të Tiranës.

“Ne  bëjmë thirrje të ndalet menjëherë, presioni, përndjekjet politike dhe klienteliste në bashki dhe te lihen punonjësit të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë ne përputhje me ligjin ne interes të zërit të qytetarëve dhe jo zërit të kryeministrit dhe kryetarit te emëruar të bashkisë”, theksoi ai.

Dalipi tha se opozita mbështet hapat ligjor qe po ndjekin punonjësit e larguar padrejtësisht. “Me këtë rast  kemi sot një mesazh për gjithë qytetaret e Tiranes, me përgjegjësinë e përfaqësimit  në këshillin bashkiak ne nuk do rreshtim se kërkuari të drejtën dhe respektimin e normave qytetare . Denonconi çdo padrejtësi dhe propozoni zgjidhje per ceshtje qe ju gjykoni. Ne ju do ju dëgjojmë dhe garantojmë që do ta përfaqësojmë zërin tuaj denjësisht në forumin me të lartë të kryeqytetit Këshillin Bashkiak”, tha më tej ai. /S.Ll/Start/
 

                                                                                             2011-09-05 08:38
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›