E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita greke i thotë jo koalicionit me Papandreun

Kryeministri grek, pritet sot të paraqes ndryshimet e propozuara në kabinetin e tij qeveritar me të cilin do kërkoj votënbesimin në parlament, pas dështimit të negociatave me partitë opozitare.

Zyrtarë të partive opozitare kanë kërkuar dorëheqjen e Papandreut si kusht për çfarëdo marrëveshje koalicioni.

Ai kërkon që të fitoj përkrahje për shkurtimet e reja buxhetore që janë kërkuar nga BE-ja dhe FMN-ja. Papandreu duhet të miratojë një plan të ri të taksave, shkurtimin e shpenzimeve dhe të shes prona që i takojnë shtetit që të fitojë të drejtën për të përfituar fonde nga BE-ja dhe FMN-ja.

Masat e reja duhet që të marrin aprovimin e Parlamentit para fundit të këtij muaji nëse Greqia, shtet ky i zhytur në borxhe, të vazhdojë të përfitoj fonde nga organizmat ndërkombëtar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›