E Diel, 1 Nëntor 2026

Hague: Dialogu, mundësi për anëtarësimin e dy vendeve në BE

mënyrë që të dyja shtetet të ecin drejt BE-së. Lajmi bëhet i ditur nga mediat britanike të cilat theksojnë se duke folur në Dhomën e Ulët të Parlamentit, Hague ka thënë se këto dy shtete duhet të “bisedojnë mes tyre në mënyrë konstruktive.
Duke iu përgjigjur pyetjes së ish-ministrit laburist dhe deputetit, Denis MacShane nëse përkrah thirrjet që po i bëhen Serbisë për ta njohur Kosovën, Hague ka theksuar se gjatë vizitës në Beograd I ka kërkuar presidentit Tadiç përfshirjen e Serbisë në dialogun e udhëhequr nga BE-ja.
“Presidenti Tadiç ka rënë dakort dhe tani i kërkoj qeverisë serbe dhe asaj të Kosovës të bisedojnë njëra me tjetrën në mënyrë konstruktive. Me vullnet të mirë nga të dyja palët, dialogu mund t`i ndihmojë të dyja shtetet drejt hyrjes në BE” theksoi Hague.
Kjo është hera e parë që qeveria britanike ka sugjeruar që Serbia dhe Kosova duhet të punojnë bashkë drejt qëllimit të njëjtë që kanë për t`u bërë shtete anëtare të BE-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›