Opozita i përgjigjet Thaçit: I fyeri të fyen
PRISHTINË- Tri subjektet në opozitë i janë kundërpërgjigjur akuzave të kryeministrit Hashim Thaçi të bëra një ditë më parë, shkruan sot Koha Ditore.
Thaçi, në intervistën për “Kohën Ditore”, duke dhënë vlerësime për tri subjektet opozitare dhe për punën e tyre, LDK-në e përshkruan dështake, lëvizjen “Vetëvendosje” rrugaçe, ndërsa AAK-në humbëse.
Por, tri subjektet opozitare ia kanë kthyer reston Thaçit. Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, të shtunën ka thënë se te kryeministri Thaçi janë të gërshetuara shumë karakteristika negative.
“Sipas LDK-së, ai është rrezik permanent për të ardhmen e vendit, sepse koncepti i tij për demokracinë dhe institucionet është i mentalitetit diktatorial dhe jo që bazohet në vullnetin e qytetarëve ku vota do të ishte si pikë fillestare për institucione të lira dhe demokratike”, ka thënë Gashi.
Në “Vetëvendosje” kanë thënë që kualifikimet e Thaçit për këtë subjekt janë kuptuar brenda skemës “i fyeri të fyen”. Sekretari organizativ i lëvizjes “Vetëvendosje”, Dardan Molliqaj, ia ka përmendur Thaçit raportin e Dick Martyt.
“Vetë Thaçi është nën hetime nga Bashkimi Evropian dhe edhe një pjesë e madhe e Qeverisë së kaluar, por edhe të kësaj aktuales janë nën hetime nga EULEX-i dhe institucione të tjera për korrupsion”, ka thënë ai.
Në AAK kanë thënë se Thaçi duhet t’ia dijë për nder ish-kyeprokurores së Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës, Carla Del Ponte. Sipas sekretarit të përgjithshëm të AAK-së, Burim Ramadani, ajo i ka hapur rrugën Thaçit që të ngjitet në karrigen e kryeministrit pas shkuarjes së Ramush Haradinajt në Hagë.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Thaçi: LDK dështake, VV rrugaçe, AAK humbëse