Zgjedhje te parakohshme ne komunen e Sarajit
Ne komunen e Sarajit te Shkupit po mbahen zgjedhjet e parakohshme vendore per kryetar te ri te komunes per te plotesuar vendin e zbrazet pas largimit nga posti te Blerim Bexhetit i cili u emerua minister te Drejtesise ne qeverine e Maqedonise.
Interesimi i votuesve per te dale ne zgjedhje ka qene mjaft i ulet ne oret e paradites. Gara ne kete zone te banuar me shumice shqiptare zhvillohet midis dy kandidateve Bekim Muratit te Bashkimit Demokratik per Integrim dhe Xhevdet Fejzullahut te Partise Demokratike Shqiptare.
Per te zgjedhur kryetarin e ri te komunes duhet te dalin ne votime se paku nje e treta e votuesve te regjistruar nga nje elektorat prej mbi 29 mije votuesish. Banoret presin nga komuna qe ti kushtoje me teper rendesi infrastruktures dhe meremetimit te rrugeve te demtuara.