Opozita i sheh me pesimizëm ndryshimet në Qeveri

Drejtues të subjekteve politike opozitare ndryshimet në përbërjen qeveritare nuk i kanë pritur me optimizëm, duke thënë se emrat e ri nuk do të sjellin zhvillime pozitive në qeverisjen qendrore dhe se ministrat më të përfolur për keqpërdorim dhe korrupsion mbeten në pozicione të njëjta, ndërsa, siç u shprehën ata, “viktimë e krejt kësaj janë peshqit e vegjël”.
Derisa Qeveria e Kosovës ndryshimet në përbërjen e saj i ka quajtur si pjesë energjive të reja, opozita shprehet pesimiste se emrat e ri mund të sjellin diçka konkrete në punën e deritanishme.
Nënkryetari i AKR-së, Ibrahim Makolli ka thënë për Kosovapress, se nëse vazhdohet edhe më tutje ky mentalitet qeverisës, është i kotë ndryshimi i njerëzve brenda kabinetit qeveritarë.
“Për të shtuar efikasitetin duhet të ndryshohet shumë çka në qeveri, duhet të ndryshohet koncepti qeverisës. Nëse vazhdon edhe më tutje ky mentalitet qeverisës, ky koncept i qeverisjes është i kotë ndryshimi i njerëzve brenda kabinetit, sepse nuk është i gjithë faji te ministrat, por është te mungesa e një programi të qartë dhe kushdo që vjen në krye të ministrive, nëse nuk ka një program të qartë, një vizion nuk mund të bëhet fjalë për shtim të efikasitetit. Njerëzit mund të ndërrohen për çdo ditë, por efikasitet nuk mund të ketë”, ka vlerësuar Makolli.
Sipas tij ndryshimet brenda qeverisë janë pak premtuese se mund të sjellin ndonjë zhvillim pozitiv në qeverisjen aktuale.
“Ndryshimet e brendshme në kuadër të qeverisë janë pak premtuese se mund të ketë zhvillim pozitiv, përderisa ekziston ky mentalitet qeverisës në vend, për më tepër kjo shihet si blerje e kohës dhe përpjekje për t’u paraqitur para opinionit se do të ketë ndryshime, por thjesht mentaliteti qeverisës në këtë rast është ai që po i mban peng proceset, pavarësisht se për cilët njerëz bëhet fjalë”, ka thënë Makolli.
Sekretari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD), Lulzim Zeneli, ka thënë për Kosovapress se ideja për shtimin e efikasitetit apo afirmimin në qeverisjen Thaçi është e paqëndrueshme, për faktin se ndryshimet e bëra janë vetëm inercion.
“Ajo çka mund të theksohet është se ministrat të cilët kanë bartur barrën kryesore të kësaj qeverisje, resorët kryesorë mbetën të paprekur dhe ata të cilët thjesht kanë qenë të përfolur më së shumti për keqpërdorim dhe korrupsion mbeten në pozicione të njëjta. Prandaj me një fjalë mund të themi se viktimë e krejt kësaj janë 'peshqit e vegjël' ”, ka vlerësuar Zeneli.
Anëtari i kryesisë së AAK-së, Avni Arifi, nuk ka dashur të prononcohet në lidhje me ndryshimet në kabinetin qeveritarë, me arsyetimin se vlerësimin për këtë ndryshim duhet ta japë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës si parti. /kosovapress/