E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Opozita kërkoi komisione hetimore për TIMS dhe koncensionet në shëndetësi/ Mblidhet Konferenca e Kryetarëve

Ashtu siç është parashikuar, ka nisur në Kryesinë e Kuvendit mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Sot do të shqyrtohen dy kërkesat e PD-së për ngritjen e komisioneve hetimore.

Bëhet fjalë për rastin e ndërhyrjeve në sistemin TIMS dhe për koncesionet në shëndetësi, siç janë çështja e sterilizimit dhe check-up-i.

Komisionet hetimore u kërkuan nga 45 deputetë të opozitës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›