E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Opozita krijon tensione/ Bllokohet foltorja në seancën plenare. I vendosin flakën karrigeve

Një seancë plenare e paprecedentë po zhvillohet sot në Kuvend. Ashtu sikurse kishte paralajmëruar opozita parlamentare, seanca e plenare e së hënës në Kuvend nisi me tensione dhe kaos nga deputetët e opozitës.

Ku tensionet e larta mes deputetëve të opozitës dhe punonjëseve të gardës degraduan deri në shtyrje fizike dhe duke hedhur sende drejt Kryetares së Kuvendit.

Fillimisht deputetët e opozitës bllokuan foltoren, ndërsa përfaqësues të Gardës u vunë në gatishmëri.

Deputetët e opozitar, pasi hodhën sende të forta në Kuvend, kanë nxjerrë jashtë godinës karriget e tyre dhe i kanë bërë grumbull në shkallët e Parlamentit dhe  i kanë vënë flakën.

Lajmi në zhvillim…

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›