Opozita kunder Te nderpriten negociatat me Serbine

Opozita në Kosovës kundërshton në bllok vazhdimin e bisedimeve me Serbinë dhe kërkon nga delegacioni i Kosovës që të mos bëjë asnjë lëshim përsa i përket vulave të doganave dhe çështjeve tjera që janë parashikuar për sot në Bruksel. Ish- ministri i Punëve të Jashtme Skënder Hyseni tha për Albanian Screen se Kosova duhet të insistojë që të ushtrojë sovranitetin në tërë territorin, çka nënkupton edhe aplikimin e vulave doganore në të gjithë pikat hyrëse përkatësisht pikat kufitare të Kosovës.
“Unë sugjeroj që delegacioni i Kosovës nuk guxon të bëjë asnjë koncesion me Serbinë në asnjë nga çështjet që prekura në karakterin unitar të Kosovës, në radhë të parë e kam fjalën për vulat, për doganat, në asnjë variant Kosova nuk guxon të pranoj sovranitet të ndarë për shtetin e vet ose sovranitet të përpjesëtuar, dy lloj vulash të doganave, dy lloj tabelash të regjistrimit të veturave. Këto janë shenja tepër shqetësuese të ndarjes së sovranitetit në mes Kosovës dhe Serbisë. Ky është gabim shumë i madh të cilin Qeveria e Kosovës nuk guxon ta bëjë, sepse nëse e bënë do të barët përgjegjësi përjetësisht”- tha Hyseni.
Lëvizja Vetëvendosja kërkon ndërprerjen e menjëhershme të negociatave, në të cilat sipas saj është e qartë që nga fillimi se do të diskutohet për çështjen e veriut dhe administrimi i territorit të Kosovës.
“Është e domosdoshme për të mirën e Kosovës që dialogu i ashtuquajtur teknik, që në fakt janë negociata politike të ndërpritet menjëherë dhe të mos vazhdohet kurrfarë negociate me Serbinë pa i pranuar Serbia 10 parakushte të cilat i kemi vendosur ne, ndër me të rëndësishmet janë që ta paranojë shtetin e Kosovës, të zmbrapsë ndërhyrjen e vet në shtetin e Kosovës, pra që të shpërbëhen struktura paralele dhe që kontrollin në përgjithësi ta marr Qeveria e Kosovës, që të na i shpaguaj dëmet e luftës, t’i kthej të zhdukurit...”- tha Ymeri.
Zyrtarë të partisë tjetër opozitare, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës thonë se Qeveria e Kosovës nuk duhet te pranonte të bisedonte me Serbinë për vulat e Kosovës.
“Që në fillim kjo është dashur të jetë pikë e panegociueshme për Kosovën. Ne i kemi vulat tona, e kemi shtetin tonë dhe nuk kemi nevojë që të diskutojmë ose bisedojmë se çfarë vulash duhet të kemi në kufij tanë”- tha Ardian Gjini, Kryetar i Grupit Parlamentar të AAK-së.
Tri partitë opozitare kërkojnë që të rishikohet pozicioni i Kosovës në bisedimet me Serbinë.
Bul Salihu