E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoxhaj: Serbia të shpërbëjë strukturat kriminale në Kosovë

Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në një intervistë për të përditshmen franceze “La Croix”, edhe një herë ka akuzuar Beogradin se po fsheh strukturat kriminale ilegale në veri të Kosovës.

Hoxhajn ka thënë se Serbia duhet të shpërbëjë strukturat ilegale dhe kriminale të saj në Kosovë, si parakusht për paqe, stabilitet dhe bashkëjetesë në Kosovë.

“Serbët janë të përfaqësuar në Qeverinë qendrore, Parlament dhe në gjashtë komuna. Plani i Ahtisaarit garanton të drejtat dhe përfaqësimin e minoritetit serb si askund tjetër në Evropë. Ky plan duhet të zbatohet në veri të Kosovës. Është koha që Serbia të shpërbëjë strukturat shtetërore dhe paramilitare”, i ka thënë Hoxhaj të përditshmes franceze.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›