Opozita kunder buxhetit te policise te zbardhet 21 janari
TIRANE- Buxheti i Ministrise se Brendshme per vitin 2012 ka marre voten kunder te opozites ne Komisionin e Sigurise. Deputetet socialiste kane kerkuar shkurtimin e shpenzimeve per ambientet e Gardes e uniformat ceremoniale kerkesa qe nuk jane miratuar nga ministri i Brendshem Bujar Nishani. Sipas tij Policia e Shtetit ka nevoje per efektive te rinj te cilet do te shkojne ne ndihme te patrulles se pergjithshme por do te perdoren edhe per vendosjen e qetesise ne stadiume. Pjese e debateve ne komision ka qene edhe 21 Janari nje ngjarje kriminale e cilesuar nga ministri i Brendshem nderkohe qe opozita ka kerkuar qe perfaqesuesit e mazhorances te ndihmojne Prokurorine per zbardhjen e saj. Ne komisionin e sigurise ka raportuar edhe kreu i Sherbimit Informativ Bahri Shaqiri por per shkak te informacionit te klasifikuar mbledhja eshte zhvilluar pa pranine e medias.
vizion plus
vizion plus