E Diel, 1 Nëntor 2026

Rajs Bush donte te njihte Kosoven qe ne vitin 2007

PRISHTINE- Ish-presidenti amerikan Xhorxh W. Bush donte ta njihte pavaresine e Kosoves qe ne vitin 2007 por shtyu afatin me kerkese te aleateve. Keshtu thuhet ne librin me te ri te ish- Sekretares amerikane te Shtetit Kondoliza Rajs me titull Nuk ka nder me te madh.

Ne nje pjese te librit te saj Rajs pershkruan periudhen e negociatave per statusin e Kosoves qe coi ne propozimin e njohur si plani i Ahtisarit qe rekomandoi pavaresi per kosovaret. Ajo thekson se nga fundi i veres se vitit 2007 kosovaret po shqetesoheshin gjithnje e me shume rreth statusit nderkohe qe edhe Beogradi mund te synonte aneksimin pak nga pak te nje te tretes se Kosoves atje ku jetonin serbet radikale.

Une bera trysni tek evropianet qe te vepronin dhe qellimi yne ishte ta njohim shtetin e ri bashke me ta dhe me sa me shume vende te tjera. Francezet dhe gjermanet zvarritnin pune duke shpresuar se Moska do te nderronte mendjen. Kur ne mes te qershorit Franca kerkoi edhe nje muaj presidenti u zemerua pa mase. Presidenti e thirri Putinin dhe ai iu pergjigj njejte me ate qe me kishte thene edhe mua Lavrovi Ne pranojme cdo gje qe pranojne serbet theksohet ne liber ndersa transmeton RTK-ja.

Pas Samitit te G8 ne Gjermani me 9 qershor presidenti Bush ne nje konference per shtyp ne Rome beri thirrje per pavaresine e Kosoves. Te nesermen ne viziten ne Shqiperi perseriti mbeshtetjen e tij per pavaresine dhe planin Ahtisari...Vetem edhe nje muaj me tha presidenti dhe pastaj do ta njohim Kosoven qofte edhe te vetem nese duhet ta bejme. Une iu kam premtuar dhe kete duhet ta permbushim shkruan Rajs ne librin e saj. Me vone presidenti Bush ishte pajtuar me shtyrjen edhe per 120 dite me kushtin qe kjo do te ishte shtyrja e fundit.

Shpallja e pavaresise u be me 17 shkurt 2008
kosova sot

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›