E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita nuk ka dijeni për platforëm e Qeverisë për bisedime

Zyrtarë të AAK-së thonë se Kosova e ka platformën e saj e cila është në Kushtetutën e Kosovës, ndërsa Vetëvendosje konsideron bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duhet të ndërpriten pasi në këtë rast humbëse do të jetë Kosova.

Deklarimet se Qeveria e Kosovës do të prezantohet në bisedime vetëm në kuadër të Kushtetutës dhe pakos së Ahtisaarit, mbështeten edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Burim Ramadani nga AAK-ja edhe pse deklaron se nuk është i informuar nëse ka ndonjë përgatitje për takimin e 17 janarit, konsideron plani i Ahtisarit dhe Kushteuta parasheh zhvillimin e vetëqeverisje locale edhe në veri të vendit.

“Ajo çka është në Kushtetutën dhe në Pakon e Ahtisarit ajo është baza dhe e vetmja rrugë se si mund të zhvillohet jeta në komunat veriore të Kosovës”, tha Ramandani për Radio Kosovën.

Ndërsa Teuta Sahatçija nga LDK nuk ka njohuri nëse eksiton ndonjë platformë për bisedime me Beogradin, por thekson se në bazë të rezolutës Qeveria duhet për çdo gjë ta informojë Kuvendin.

Zyrtarë të Vetëvendosjes i shohin këto bisedime mjaft të rrezikshme për Kosovën, prandaj kërkojnë ndërprerjen e tyre. Visar Imeri nga Vetëvendosja thotë se këto bisedime do të jenë për territorin e Kosovës.

Edhe zyrtarë të qeverisë thonë se nuk kanë hartuar ndonjë propozim-dokument për veriun për takimin e ardhshëm që pritet të mbahet me 17 janar./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›