E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita nuk voton ndryshimet në Kodin Penal. Debate të forta për dënimet e atyre që falsifikojnë statistikat

Share

(E PERDITESUAR)- Mbledhja e Komisionit të Ligjeve është shoqëruar me debate të shumta gjatë ditës së sotme, pas propozimit të përfaqësuesve të PS-së, që kanë kërkuar dënimin e falsifikuesve të të dhënave zyrtare.

Deputetët socialistë kanë kërkuar që ata që falsifikojnë të dhënat zyrtare, si p.sh punonjësit e INSTAT apo Bankës së Shqipërisë, të dënohen nga 2 deri në 10 vjet burg.

Sipas deputetëve socialistë, kjo do të bënte që të shmangej ajo që ndodhi në Greqi, ku si pasojë e fshehjes dhe falsifikimit të të dhënave, vendi ka hyrë në një krizë të thellë ekonomike dhe është në prag falimentimi.

Por, kërkesa e deputetëve socialistë është kundërshtuar nga ana e atyre të mazhorancës.

Pas debatit, mazhoranca ka kërkuar që të hidhen në votimet ndryshimet në Kodin Penal. Opozita ka kundërshtuar, por kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali tha se kodin do e marrin në shqyrtim edhe Komisioni i Ekonomisë dhe ai i Integrimit, që do të vendosin për këtë propozim të Partisë Socialiste. Kjo e fundit nuk ka votuar ndryshimet në Kodin Penal, ndërkohë që mazhoranca ka miratuar ndryshimet.

Më herët opozita hoqi dorë nga një propozim i tyre për të hetuar ministrat në rast se iniciojnë vendime në qeveri.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›