Opozita procedura per zgjedhjen e kandidateve
TIRAN - Procesi i perzgjedhjes se kandidaturave nga ana e Partise Socialiste dhe Opozites se Bashkuar po i afrohet fundit. Ne te gjithe vendin po qarkullojne emrat qe do te jene perfaqesues te opozites ne zgjedhjet qe priten te zhvillohen me 8 maj. Ndonese jane marre garancite per disa kandidatura selia roze po tregohet e kujdesshme ne zyrtarizmin e te gjithe emrave qe do te kandidojne nen siglen e opozites me 8 maj. Ne kete periudhe te gjithe deputetet i jane drejtuar bazes per te mbyllur vendet e lene te hapura dhe qe jane ne diskutim. Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ne takimet qe zhvilloi me te zgjedhurit socialiste kerkoi qe listat te cilat do te dorezohen se shpejti ne Kryesi te jene sa me konkrete dhe mundesisht te kete nje kandidat per cdo komune apo bashki.
Me sa duket perzgjedhje e kandidaturave eshte nje proces i cili vecse kerkon kohe krijon edhe qejfmbetje. Kete fundjave ka pasur nje sere takimesh te deputeteve socialiste ne bashki dhe komuna me drejtuesit socialiste. Burime nga Partia Socialiste bejne te ditur se ne keto takime eshte shmangur prania e emrave te cilet perfliten si kandidat ne menyre qe diskutimi midis drejtuesve ne rrethe dhe atyre ne qender te zhvillohet pa ndikime. Sado qe socialistet po perpiqen qe ti zgjedhin kandidaturat me sa me pak pasoja qejfmbetjet jane te pashmangshme. Per kete arsye deputetet e Partise Socialiste do ti dergojne Kryesise dy kandidatura per nje komune apo bashki dhe kjo e fundit te beje seleksionimin se kush duhet te garoje.
Te njejtat burime saktesojne se pas kthimit te kryesocialistit nga Greqia do te nisin takimet ne rrethe per te sheshuar mosmarreveshjet dhe per te vendosur kandidaturen midis emrave te perfolur. Lideri i socialisteve do te vazhdoje turin e tij nga qyteti i Korces ku krahas takimit me drejtuesit ne rrethe do te kete dhe takime te ndara. Kete jave pritet perfundimi i procesit te perzgjedhjes se kandidaturave. Por ka edhe nga ato zona te cilat presin udhezimet nga strukturat e Partise Socialiste per kriteret qe duhen te kene kandidatet. Deri me tani me prioritet jane trajtuar kreret aktuale te bashkive apo komunave dhe ato trajtohen si kandidatura shume te mundshme per zgjedhjet e 8 majit. Shume prej kandidaturave jane hedhur ne sondazh ne zonat perkatese dhe ne baze te tyre do te vendosen ato qe do te udheheqin sfiden elektorale per bashkine apo komunen perkatese.
Nga selia roze mesohet se pritet mbledhja e Kryesise se Partise Socialiste brenda muajit qe do te vendose thirrjen e Asamblese Kombetare per procesin e zgjedhjeve. Ne kete Asamble do te diskutohet mbi zgjedhjet dhe do te perfliten kandidaturat. Mendohet qe mbledhja e ardhshme e ketij forumi te rendesishem te jete ne javen e pare te muajit mars vetem pak dite perpara nisjes zyrtare te fushates elektorale zyrtare.