Opozita proteston sot para Kuvendit

Opozita zhvillon sot protestën për hapjen e kutive para Kuvendit. Protesta është njoftuar të zhvillohet në orën 17:00.
Tubimi zhvillohet pas një turi protestash në disa rrethe të vendit si Elbasani, Berati, Durrësi, Fieri, Vlora dhe Shkodra, që të gjitha nën sloganin "Berisha hap kutitë ose largohu".
Ndërkaq, kërkesave të radhës së opozitës, gjatë këtyre dy ditëve iu është shtuar edhe ajo e anullimit të masës së fundit të marrë nga Enti Rregullator i Energjisë për rritjen e çmimit të produktit të energjisë, si edhe ai i ndarjes para Vitit të Ri të pagave dhe shpërblimeve për buxhetorët.