E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident/ Vdes ish deputeti i PS-së Cukaj

Ish-deputeti socialist Lekë Cukaj ka humbur jetën mbrëmë në një aksident tragjik rrugor. Makina me të cilën udhëtonte 60 vjeçari, i cili ishet dhe në timon, është përplasur me një tjetër mjet në rrugën Fushë Krujë-Lezhë, pranë fshatit Nikël. Edhe drejtuesi i automjetit tjetër, Hasan Guçi, 58 vjeç, ka humbur jetën gjatë përplasjes, ndërsa është plagosur një person i tretë.
Sipas informacioneve policore, aksidenti i rëndë ka ardhur si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara.
60 vjeçari Lekë Cukaj ka shërbyer si deputet në 2 legjislatura.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›