E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita te ndale nekropolitiken

29-10-2010 / Gazeta 55

Ministri i Brendshem Lulzim Basha kerkoi dje qe formacioni politik i Edi Rames te mos politizoje ngjarjet e renda. Ai i cilesoi sulmet ndaj Policise si nje plan diabolik nga ish-kapobandat qe ngrohnin makinat luksoze te ish-ministrave te mazhorances socialiste

Ministri i Brendshem Lulzim Basha i ka kerkuar dje Partise Socialiste te heqe dore nga politizimi i cdo ngjarje me pasoje vdekjen. Duke marre shkas nga ekzekutimi mafioz i kryekomunarit Remzi Veseli Basha garantoi opoziten se do ti vihet ne dispozicion edhe dokumentet e hetimit.
Duke folur ne seancen plenare te Kuvendit ministri Basha i kerkoi opozites te mos politizoje cdo ngjarje kriminale ndersa i ftoi ata qe ne ruajtje te sekretit shteteror te vihen ne dijeni te hetimeve te deritanishme per vrasjen e kryekomunarit Veseli por qe te mos i perdorin ato per debate politike.
Gjithashtu Basha theksoi se ekspertet me te mire te ministrise se brendshme ndodhen ne Kukes dhe po hetojne per te zbardhur vrasjen e kryekomunarit Veseli. Ai vuri ne dukje se edhe pse hetimi vijon dhe dokumentet e tij jane nje sekret hetimor ato te vihen ne dispozicion te opozites por jo per debat politik.
Ministri i Brendshem Lulzim Basha akuzoi gjithashtu opoziten se ka nisur nje fushate denigruese ndaj strukturave te Policise se Shtetit. Sipas tij sulmet ndaj zevendesdrejtorit te pergjithshem te policise se shtetit Agron Kulicaj jane nje plan diaboli per te sulmuar policine dhe luftes se saj ndaj krimit te organizuar. Ne kete drejtim Basha kujtoi se keto akuza vijne pikerisht nga ata perfaqesues te lidhur me krimin qe deri pak vite me pare ngrohnin makinat luksoze te ministrave te ish mazhorances socialiste

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›